Laert Haxhiu për mediat greke: Aldo Bare pagoi 1 mln euro për kokën time

Shqipëria

Laert Haxhiu për mediat greke: Aldo Bare pagoi 1 mln euro për kokën time

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
Laert Haxhiu

Gazetari grek Vasilis Xito, i ka kushtuar një artikull të gjatë në Espresso News arrestimit të Laert Haxhiut në Greqi dhe betejës së tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

I burgosur në burgjet e Korydallos, Haxhiu dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi. Megjithatë ajo që ka tronditur drejtësinë është deklarata e tij, lidhur me mafiozin Aldo Bare, për të cilin pretendon se ka paguar 1 milion euro për ta ekzekutuar.

”Ai ka emëruar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për t’a vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.”-shkruan gazetari.

E gjithë armiqëisa mes Bares dhe Haxhiut bëhet e ditur të ketë ndodhur për shkak se ky i fundit në qytetin e Lushnjës, në vitin 2017, ka vrarë dy nipërit e kundërshtarit të tij, në një kafene. Në kohën kur është bërë vrasja bëhej fjalë për bandën e Laert Haxhiut, grupi i strukturuar kriminal që mbante nën kontroll me dorë të hekurt Lushnjën.

Në shkrimin  e tij gazetari grek ka dhënë një panoramë të përgjithshme për listën e vrasjeve që ka kryer Laert Haxhiu, konkretisht katër “kontrata vdekjeje” gjatë viteve 2021-2023. Hetimi i dy prej tyre është arsyeja pse ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.

Ndërkohë, Aldo Bare, po vuan dënimin në burgjet shqiptare për krimet famëkeqe të kryera në qytetin e Lushnjës. Aty nga ka qenë edhe vatra e konflikteve mes tij dhe Haxhiut.

Pse do të hakmerret Aldo Bare?

Shqiptari Laert Haxhiu ndodhet në burgjet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit ‘Karaiskaki’ në Athinë. Hetimet e policisë greke janë dhe arsyet se përse ai nuk ështe ekstraduar për në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, teksa u kap në Janinë. Mafiozi Aldo Bare thuhet se ka ofruar shumën prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e Haxhiut, pasi Laerti në vitin 2017 vrau dy nipat e mafiozit në një kafene në Lushnjë. Fuqia e mafiozit shqiptar Aldo Bare është aq e madhe saqë ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha akuzoi publikisht kryeministrin Edi Rama se ka marrë ryshfet prej 300 mijë eurosh për të shkarkuar prokurorin, që propozoi dënimin e Bares me dy burgime të përjetshme.

Vrasjet e bandës 

Kutia e Pandorës u hap nga rrëfimi i vrasësit të penduar Artan Tafani, i cili dëshmoi se i burgosuri në Korydallos, Laert Haxhiu ka urdhëruar katër vrasje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.

Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepelenë biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, është qëlluar me armë zjarri.

Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës. Ai u vra pesë muaj pas lirimit nga burgu.

Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i vrasësit të penduar tregoi se Haxhiu synonte të vriste edhe prokuroren Dolores Musabelliu.

Laert Haxhiu u kap më 22/5/2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, por ka shkelur gazin. Gjatë ndjekjes, makina u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas policia ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

Ndaj tij ishte shpallur “njoftimi i kuq”, pasi rezulonte i kërkuar nga Interpoli.

Arrestimi i Aldo Bares

Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta. Prokurorët e Zyrës së Krimeve të Rënda Tiranë e akuzuan për pesë akuza për vrasje, krijim të organizatës kriminale, shkatërrim prone (bomba), përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Banda e tij ishte ‘e uritur’ për hakmarrje dhe ishte bërë e tmerrshme në Lushnjë në vitin 1997. Madje në vitin 1997 ai u akuzua se i preu kokën njërit prej kundërshtarëve të tij, Artur Dajës dhe ecte duke mbajtur kokën nëpër qytet.

Vrasja e policit

Grupi kriminal i Aldo Bares u akuzua gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së oficerit të policisë lokale Klejdi Bano në vitin 2001 dhe një sërë sulmesh me bomba në shtëpitë e drejtuesve të ndryshëm të policisë, që po hetonin veprimtarinë e tij kriminale. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen e një agjenti të shërbimit sekret në vitin 1998 dhe po atë vit për vrasjen e nënkryetarit të bashkisë Lushnjë, Drago Voshtima. Bashkëpunëtorët e tij kryesorë janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali vitet e fundit dhe janë dënuar me burgime të gjata. Por vargu i hakmarrjeve duket se nuk është mbyllur akoma, edhe pse dy protagonistët kryesorë të ngjarjeve të rënda janë në burg.

Një shkrim i gazetarit të njohur grek Vasilis Xito për “Esspresonews” ditën e sotme, i është kushtuar të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Veç fakteve të njohura për publikun shqiptar, si krimet për të cilat akuzohet Haxhiu dhe mënyra e kapjes së tij, gazetari grek hedh dritë edhe mbi disa rrethana të reja.

“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar” shkruan mes të tjerave Xitos.

“Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë. Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”,shkruan gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat