Gazetari zbulon prapaskenat: Po mos ishte Kim, në krye të SPAK nuk do ishte Dumani

Shqipëria

Gazetari zbulon prapaskenat: Po mos ishte Kim, në krye të SPAK nuk do ishte Dumani

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që brenda Prokurorisë së Posaçme mund të ketë segmente të caktuara që janë investuar politikisht.

Kjo krijohet nga dyshimi i arsyeshëm sipas tij, pasi nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e ish-ambasadores Yuri Kim, Altin Dumani nuk do të ishte sot në krye të SPAK por do të ishte një drejtues tjetër.

“Nuk besoj se mund të kemi një kontroll politik nga mazhoranca të SPAK, por mund të kemi persona që janë investuar politikisht apo në forma të ndryshme për të qenë jo vetëm në SPAK por edhe pranë BKH, por që janë persona shumë të rëndësishëm sepse njihen me informacione sekrete, me çfarë thuhet, se kush po hetohet dhe kjo mund të përbëjë një problem se sa e pavarur është prokuroria.

Unë besoj se po të mos ishte këmbëngulja e ish-ambasadores Kim, Dumani nuk do të ishte sot në krye të SPAK, do ishte një drejtues tjetër dhe të gjithë këto elementë krijojnë dyshimin e arsyeshëm se segmente të caktuara mund të kenë devijanca në punën  e tyre”, tha Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat