Tabaku: Nuk dua të bëhem palë në PD, thellon debatin dhe përçarjen, opozita duhet të ringrihet

Shqipëria

Tabaku: Nuk dua të bëhem palë në PD, thellon debatin dhe përçarjen, opozita duhet të ringrihet

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:06
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku u shpreh se ajo është përpjekur të mos bëhet palë në opozitë, sepse kështu përçahet partia.

Tabaku shprehet se PD duhet të gjejë një mënyrë që të dalë nga situata ku është dhe të ringrihet në mënyrë që të bëhet një alternativë e qeverisë, sepse nuk është momentalisht.

Sipas saj ka 2 vite që nuk gjendet një zgjidhje dhe se asgjë nuk zgjidhet me vendime gjykate, dhe nëse PD vazhdon kështu po dëmtohet.

“Unë jam përpjekur të mos bëhem palë, pasi sa më shumë bëhemi palë dhe debatojmë aq më shumë e përçajmë partinë. 

Sot preferoj të them të njëjtën gjë që kam thënë kohë më parë; PD duhet të gjejë mënyrën që të dalë nga situata ku është, të ringrihet dhe të bëhet një alternativë qeverisëse sepse nuk është momentalisht. Është një gjë që nuk i është dhënë zgjidhje për 2 vite dhe nuk zgjidhet me vendime gjykate. Unë jam qysh 16 vjeç në PD, dhe mendoj se gjëja më e dëmshme që mund të bëjmë, është që ta vazhdojmë këtë debat”, deklaroi Tabaku dje në një media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat