Klodiana Lala zbulon skenarin: Si punonjësit e ministrisë ndihmuan Zoton dhe Mërtirin për inceneratorin e Tiranës

Shqipëria

Klodiana Lala zbulon skenarin: Si punonjësit e ministrisë ndihmuan Zoton dhe Mërtirin për inceneratorin e Tiranës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:37
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për “Opinion” ka folur lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ajo tregoi si lidhur me mënyrën se si Mërtiri dhe Zoto arritën të ishin fitues për inceneratorin e Tiranës si dhe ndihmën që kishin nga nënpunës shtetëror në mënyrë që të ishin konform rregullave.

Lala thotë se punonjësit e ministrisë në pjesën dërrmuese të rasteve kanë komunikuar me email-e private.

“Në fakt nuk kemi incinerator. SPAK ka hedhur 15 masa sigurie në total. Mërtiri dhe Zoto vijojnë të jenë në kërkim. Ata që janë risia tek incenerstori i Tiranës është Taulant Tusha dhe Gjini dhe 2 punonjësit e qendrës kombëtare të biznesit. Për gati 2 vite prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim. Në 2021 SPAK ka arritur të çkodojë komojuterin e Zotos.

Punonjësit e ministrisë në pjesën dërrmuese të rasteve, ato kanë komunikuar me email-e private. Kur caktohen anëtarët e komisionit, Klodian Zoto ishte në dijeni të gjithçkaje që do të ndodhte. Zoto ja çonte këto informacione Mërtirit. Bashkia pasi e ka propozuar pretendon se nuk ka para për të shpenzuar dhe pranon faktura fiktive. 29 euro-shin e ka caktuar kompania koncensionare ku ka shkaktuar 25 milion euro dëm. Nuk del e qartë nëse anëtari i komisionit ka marrë një okay nga Veliaj. I është dhënë bonusi kompanisë së Zotos dhe Mërtirit, bonus prej 8 për qind të pikëve. Bllako akuzohet për korrupsion, mendohet se ka marrë disa pajisje për kompaninë e babait të tij. SPAK thotë se ka kryer korrupsion. “, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat