“Duke mos iu bindur Prokurorisë po vetëlargohet nga Parlamenti”, Mërtiri për vendimin e SPAK: Berisha po dëmton opozitën dhe po i shërben Ramës

Shqipëria

“Duke mos iu bindur Prokurorisë po vetëlargohet nga Parlamenti”, Mërtiri për vendimin e SPAK: Berisha po dëmton opozitën dhe po i shërben Ramës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Analisti dhe publicisti Ergys Mërtiri

Analisti dhe publicisti Ergys Mërtiri i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij SPAK po vepron në komfort me atë çfarë ka bërë deri më tani, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha tha se po vetë largohet nga Parlamenti duke mos iu bindur vendimit të gjykatës.

Sakaq u ndal te kaosi në Kuvend ku tha se ajo çfarë Berisha po bën në Parlament i prish punë vetëm opozitës, ndërsa shtoi se kjo situatë i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Kjo masë nuk është për të larguar Berishën nga Parlamenti. Berisha po vetë largohet duke mos iu bindur gjykatës. Nëse Berisha nuk është dakord me vendimin e gjykatës, ta kishte çuar te Kushtetuese. Por jo, ai thotë ‘unë jam vetë Kushtetuese’. SPAK ka vepruar konform të asaj që ka bërë deri më tani. Parlamenti sipas SPAK pyetet për dy gjera. Ajo që po bën Berisha në Parlament i prish punë vetëm opozitës, jo mazhornacës. Madje Rama po klon miratimin e buxhetit të mënyrë të tillë. Të gjitha këto i shërbejnë Ramës. Mosbindje civile në Parlament vetëm Berisha e ka shpikur. Rama këto lloj opozite e ndaj nuk i duhet që ta largojë Berishën nga Parlamenti. Nuk e kupton ky njeri që po dëmton veten?”, u shpreh Mërtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat