Shqipëria votoi pro ndaljes së armëpushimit, deputeti i PD: Qëndrimi i Tiranës diametralisht i kundërt me ShBA, i përsëritur

Shqipëria

Shqipëria votoi pro ndaljes së armëpushimit, deputeti i PD: Qëndrimi i Tiranës diametralisht i kundërt me ShBA, i përsëritur

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për votën e Shqipërisë pro në OKB për ndaljen e menjëhershme të armëpushimit në Gaza. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shehu thekson se vota pro Shqipërisë, është orientim kundër SHBA-ve.

Sipas Shehut, qëndrimi i Tiranës zyrtare diametralisht i kundërt me ShBA, tashmë i përsëritur disa herë aty.

REAGIMI I SHEHUT

Orientim i Shqiperise kunder ShBA ne asamblene OKB.

Perseri sot nje vote teresisht e gabuar e Shqiperise ne Asamblene e OKB ndaj rezolutes per konfliktin ne Gaza.

Nje vote “pro” ndaj asaj rezolute, as dhe “absenim” si disa vende te rendesishme te BE, ndersa ShBA e disa te tjere europiane ishin te pa lekundur “kunder”!

Edhe ne KS kur ShBA vendosi „veton“ kunder, ne votuam “pro“.

Nje qendrim ky i Tiranes diametralisht i kundert me ShBA, tashme i perseritur disa here aty.

Pra nuk eshte nje “gabim” por eshte fatkeqesisht nje “Linje strategjike” jo thjesht kunder qendrimeve amerikane, por qe flet per impostime tejet te gabuara strategjike te Rames.

Nje linje kjo qe nuk vjen nga nje aventurizem politik a diplomatik, por e krijuar nga vartesi e kondicionime te rrezikeshme te kesaj qeverie.

Ndesh keto me interest tona si Shqiperi e si komb.

Ndesh kjo me qendrimet tradicionale te Shqiperise per ceshtjet gjeopolitike, ku ne kemi e duhet te ndjekim ngushte ShBA.

Fatkeqesisht keto qendrime tashme jane tjetersuar totalisht nga Rama.

Cmimi qe rrezikon te paguaje vendi e kombi nga kjo politike, mund te jete shume i rende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat