Alarm për hajdutë dhe të shtëna me armë në një fshat të Tiranës - ja çfarë gjeti policia nga kontrollet në vendngjarje

Shqipëria

Alarm për hajdutë dhe të shtëna me armë në një fshat të Tiranës - ja çfarë gjeti policia nga kontrollet në vendngjarje

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Në fshatin Menik në Tiranë, banorët kanë telefonuar policinë për persona  që dyshohet se janë hajdutë dhe lëviznin në fshat.

Po ashtu është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po verifikon pretendimet e banorëve.

Deri më tani, efektivët e policisë kanë gjetur një armë zjarri dhe një sasi droge.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat