“I transferuan në qytetin më të rrezikshëm”, Artan Hoxha zbardh detajet e bujshme dhe publikon emrat

Shqipëria

“I transferuan në qytetin më të rrezikshëm”, Artan Hoxha zbardh detajet e bujshme dhe publikon emrat

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 00:33
Artan Hoxha

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Dy prokurorët e inceneratorëve janë nën presion, por kjo aferë nuk mbyllet

Dosjet e inceneratorëve janë hetuar nga dy prokurorë të SPAK-ut, Altin Dumani që është drejtues i tij dhe prokurori Dritan Prençi.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se dy prokurorët janë nën presion për hetimet që po bëjnë për implikimin e bashkisë së Tiranës me inceneratorin, por dosja nuk do të mbyllet këtu.

“Me njërin nga prokurorët kam qenë në konvikt në qytetin “Studenti”, është prokurori që ka çështjen e bashkisë së Tiranës. Të dy e kanë nisur karrierën nga Tropoja ku nuk shkonte askush dhe të dy janë nga Dibra: Dritan Prençi dhe Altin Dumani. Të dy i çuan në Tropojë, në vendin më të rrezikshmin. Ata nuk kishin atje jo vetëm mbështetje politike, por as nga eprorët dhe i kishin lënë atje, kur Tropoja ishte vatra më e nxehtë pas vitit 1997, se ishte lufta e Kosovës. Pra e kanë nisur karrierën në zonë luftë. Prençi ndenji më gjatë se Dumani që erdhi këtu. Po pse Altin Dumani e përmend disa herë Erion Veliajn te dosja e Ahmetajt për inceneratorin dhe pse në rastin për inceneratorin e Tiranës prokurori Prençi nuk përmend Veliajn?

Por për herë të parë ka vajtur te dy drejtorë bashkie. Taulant Tusha nuk është i njohur publikisht, por atje brenda dhe në fushatë të fikte derën, jo njeri i parëndësishëm. Do të shikoni çfarë do të gjejë SPAK-u, sa familjarë të funksionarëve të bashkisë kanë bërë kompani si në rastet e tjera. Edhe kjo e rrënon ngrehinën prej xhami që ka ngritur kryetari i bashkisë. Duke ditur presionin që kanë prokurorët, unë shpresoj që ata të ecin në këtë histori. Nuk kanë si ta mbyllin se nuk mbyllet aty. Ky Simixhiu që është i afërm i bashkëshortes së Veliajt është pensionist, kurse Tusha ka pranuar të bëjë burg për Erion Veliajn, se po të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”
, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat