“Berisha ‘po korr atë që ka mbjellë’”, Kreshnik Spahiu zbulon çfarë pritet të ndodhë me ish-kryeministrin

Shqipëria

“Berisha ‘po korr atë që ka mbjellë’”, Kreshnik Spahiu zbulon çfarë pritet të ndodhë me ish-kryeministrin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:09
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu për Euronews Albania se ish-kryeministri Sali Berisha “po korr atë që ka mbjellë”.

Duke komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit të Sali Berishës në mënyrë që të lejohet marrja e masës së sigurisë “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”, juristi tha se prokuroria e tanishme po tregohet shumë më tolerante se prokuroria e Sali Berishës 25 vite më parë.

Spahiu risolli në vëmendje se edhe në kohën kur Berisha qeveriste u arrestuan dy ish-kryeministra të cilët janë gjykuar në burg dhe nuk u është lejuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre politik siç po i lejohet kreut të Rithemelimit.

“Berisha kërkon që të konsiderohet i persekutuar politik, duke i veshur akuzës pretendime politike. Por Berisha harron se kur ishte kryeministër dhe president i këtij vendi arrestoi dy ish-kryeminitra, arrestoi Vilson Ahmetin dhe Fatos Nanon. Ata nuk i gjykoi në gjendje të lirë dhe as në detyrim paraqitje, por në masë sigurie të “arrestit me burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat