Drejtori i Policisë Shkodër, të hënën para Trupës së Vlerësimit

Shqipëria

Drejtori i Policisë Shkodër, të hënën para Trupës së Vlerësimit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:51
Edmond Sulaj

Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Përmes një njoftimi të policisë së shtetit bëhet me dije se i pari që do t’i nënshtrohet seancës dëgjimore është Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit.

Seanca do të mbahet ditën e hënë në orën 09:00 në Ministrinë e Brendshme.

Trupa e Vlerësimit përbëhet nga Arben Sefaj, kryesues; Denisa Sina, relatore dhe Suela Bulku, anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat