Dyshohet se ka rrëshqitur teksa ka qenë duke peshkuar/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit në lumin Buna

Shqipëria

Dyshohet se ka rrëshqitur teksa ka qenë duke peshkuar/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit në lumin Buna

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Gjatë paradites së sotme (17 dhjetor), dyshohet se teksa ka qenë duke peshkuar në bregun e lumit Buna, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, 65-vjeçar, Hashim Syla, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, në bashkëpunim me polumbarët e “RENEA-s”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar Hashim Syla, 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rast

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat