Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për arrestimin e Berishës, prokurorët e SPAK dhe avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në Kryesi

Shqipëria

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për arrestimin e Berishës, prokurorët e SPAK dhe avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në Kryesi

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e Sali Berishës, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mblidhet në orën 12:00, Këshilli i Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imuniteti të tij.

Gjithashtu kanë mbërritur edhe avokatët e ish-kryeministrit që kanë hyrë brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të transmetojë Live në Facebook te Kuvendit te Shqipërisë, mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbledhja pritet të nisë në orën 12:00 dhe paralelisht me shqyrtimin e kërkesës së SPAK, opozita do të zhvillojë protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila zhvillohet sot në orën 12:00, do të transmetohet live në faqen dhe FB e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku rreth 700 efektivë të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat