“Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë”, Begaj uron për fitoren deputetin shqiptar Shaip Kamberi

Shqipëria

“Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë”, Begaj uron për fitoren deputetin shqiptar Shaip Kamberi

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:22
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Presidenti  i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” , tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat