Të dehur dhe pa leje në timon/ 15 të arrestuar dhe të proceduar në një javë në Tiranë

Shqipëria

Të dehur dhe pa leje në timon/ 15 të arrestuar dhe të proceduar në një javë në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

15 persona janë arrestuar apo vënë nën hetim për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor në një javë në Tiranë sipas komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Nëntë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, një për drejtim mjeti pa leje, tre të proceduar në liri për drejtim pa leje, një për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe një për shkatërrim të pronës.

Në një javë janë vënë 9405 gjoba, mesatarisht 1343 në ditë. 167 janë gjobitur për xhama të zinj, 576 për shpejtësi mbi normat, 140 për parakalim të gabuar, 349 për përdorim celulari gjatë drejtimit, 312 për mos vendosje rrip sigurimi, 59 për mos vendosje kaskë, 243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 15 për mosrespektim të tabelës “Stop”, 6818 për qëndrim të gabuar dhe 726 për masa të tjera.

44 masa administrative me pezullim leje drejtimi, 10 automjete të bllokuara, 3 me targa të huaja për verifikim, 5 për detyrime të palikuiduara, 2 për mungesë dokumentacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat