Ra brenda në gropë teksa po digjej qymyr, gjenden mbetjet kockore të 67-vjeçarit! Si ndodhi ngjarja e rëndë

Shqipëria

Ra brenda në gropë teksa po digjej qymyr, gjenden mbetjet kockore të 67-vjeçarit! Si ndodhi ngjarja e rëndë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Brenda një grope të improvizuar për djegie të qymyrit janë gjetur mbetje kockore njeriu.

Mbetjet kockore të djegura u zbuluan rreth rreth orës 22:45 në fshatin Vilzë të Shkodrës.

Dyshohet se i përkasin një 67 vjeçari me iniciale Q. L., ku sipas hetimeve të deritanishme mendohet se ai ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme (19 Dhjetor), teksa aty po digjej qymyr.

Policia po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat