Kreu i SPAK: Jam imun, retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi mua dhe prokurorët

Shqipëria

Kreu i SPAK: Jam imun, retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi mua dhe prokurorët

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot në njëtakim se retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi të apo prokurorët e posaçëm.

Altin Dumani: SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Lidhur me gjetjet shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen.

Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përdor teknikat speciale kërkon kohë, ashtu sikundër hetimi i krimit të organizuar. Nuk mund të krahasosh hetimin e prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm të cilët procedojnë edhe me gjykim të drejtpërdrejtë.

Dua të orientoj dy gjëra e para retorikën politike apo mediatike. Jam imun dhe nuk kanë fare ndikim, as mua as prokurorët. Nuk na shqetëson. Të fundit që sollën ishin 12 hetuesit financiarë. Ju duhet të hidhni sytë edhe nga prokuroritë e zakonshme se ata hetojnë korrupsionin e vogël dhe qytetari është drejtpërdrejt i prekur aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat