​SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, depozitohet në Kuvend raporti i PS-së

Shqipëria

​SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, depozitohet në Kuvend raporti i PS-së

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:35
Kuvendi i Shqiperise

Dy ditë pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot janë depozituar në Kuvend dy raporte të ndara, ai i shumicës socialiste dhe i deputetit Enkelejd Alibeaj.

Në raportin e Partisë Socialiste, Kuvendit i rekomandohet të pranojë kërkesën së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

“Anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, unanimisht i rekomandojmë Kuvendit:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi”, thuhet ndër të tjera në raportin e mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat