Zbardhja e bisedave të Nuredin Dumanit, gazetari i njohur zbulon detaje nga mbajtja e Qynos në SPAK

Shqipëria

Zbardhja e bisedave të Nuredin Dumanit, gazetari i njohur zbulon detaje nga mbajtja e Qynos në SPAK

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Elton Qyno

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se shkrimi i gazetarit të kronikës, Elton Qyno, mund të ketë ndikuar për zhdukjen e gjurmëve të mbi 20 pistoletave, të zbuluara se ishin vjedhur nga Nuredin Dumani, nga një bisedë e këtij të fundit me një person tjetër.

Dervishi se këto armë mund të përfundojnë në duart e kriminelëve të rrezikshëm dhe mund të kryhen vrasje me to.

Sipas tij, SPAK do të kryejë një hetim të thelluar mbi këto armë zjarri.

“Një nga shkrimet që bëri Qyno ishte biseda mes Nuredin Dumanit dhe dikujt për vjedhjen e 20 e ca pistoletave. U mor vesh që për këto pistoleta ka dijeni SPAK.

SPAK do bëjë një hetim për këto pistoleta, sepse me këto pistoleta mund të bëhej një numër vrasjesh, pasi ishin në duart e kriminelëve të rrezikshëm si Dumani.

Pas kësaj bisede këto pistoleta u futën 5 pashë në dh, u zhdukën provat. Ja një ide shumë e thjeshtë, me një nga shkrimet shumë të thjeshta”, tha Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat