Shefi i policisë së burgut të Drenovës në pranga për shpërdorim detyre, merren masa edhe për të dënuarin

Shqipëria

Shefi i policisë së burgut të Drenovës në pranga për shpërdorim detyre, merren masa edhe për të dënuarin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve ka arrestuar sot shefin e policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiun nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kadiu ka kaluar në Drenovë rreth 7-8 muaj më parë pasi më herët ka ushtruar të njëjtin detyrë në burgun e Peqinit.

Po ashtu është vendosur masa e sigurimit arrest me burg edhe për një të dënuar në burgun e Drenovës, i cili dyshohet për “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP”.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Elbasanit, dhe ka përfituar nga rrethanat lehtësuese familjare për konvertim dënimi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Komunikata:

Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023 , regjistruar në Prokurorinë Elbasan , për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve , nenet 324/a dhe 283 K.Penal , nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit te Pergjithshem prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan shkrese nr. 1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:

1. Ndaj personit nen hetim M.K me detyre ish shef i policise ne IEVP Peqin aktualisht shef i policise ne IEVP Korce masen e sigurimit personal arrest shtepie i dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorim detyre”.

2. Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat