Arian Çani zbulon mesazhet: Çfarë më thonë gazetarët francez për Berishën

Shqipëria

Arian Çani zbulon mesazhet: Çfarë më thonë gazetarët francez për Berishën

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:15
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani foli në lidhje me çështjen “Berisha”, ndërsa tregoi dhe bisedat që ka pasur me gazetarët e vendeve të huaja.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai është shprehur se gazetarët e huaj nuk janë të habitur me atë që po ndodh në vendin tonë pasi sipas tyre jemi një vend që kemi influencë amerikane.

“Po të flasim me gazetarë të huaj që herë pas here vijnë në Shqipëri për punët e tyre për të bërë dokumentare, dhe kur ulesh në tavolinë me ta, nuk janë të habitur me këtë që po ndodh.

Thonë që jemi  një vend në influencën amerikane dhe çfarë prisni të ndodh tjetër. Në vende si Shqipëria, kanë përdorur mjete të tilla të ngjashme, ose të njëjta me këtë që po ndodh me rastin Berisha. Pra ti dalësh kundër perandorisë e pëson shumë keq. Amerikanët tani përdorin drejtësinë, por më parë kishin reforma të tmerrshme”-tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat