Gjirokastër, procedohen në gjendje të lirë 3 persona për vepra të ndryshme penale

Shqipëria

Gjirokastër, procedohen në gjendje të lirë 3 persona për vepra të ndryshme penale

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Tre persona në Gjirokastër janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18 shtatori”, automjeti që drejtonte 22-vjeçari, ka aksidentuar një 12-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 34 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, të dy banues në Tepelenë.

Kjo pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 35-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat