Aksident në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, përplasen 3 automjete, disa të lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, përplasen 3 automjete, disa të lënduar

Më: 1 janar 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udenisht.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Po ashtu, bëhet me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, automjetet e përfshirë në aksident janë dëmtuar rëndë, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat