Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në Rrëshen, vetëm dëme materiale

Shqipëria

Përfshihet nga flakët rrobaqepësia në Rrëshen, vetëm dëme materiale

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Një rrobaqepësi është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në Rrëshen, ku sipas policisë, shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Sot, rreth orës 11:00, ka rënë zjarr në rrobaqepësinë në pronësi të shtetases D. K. dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat