Vajza e Sali Berishës para simpatizantëve demokratë: Ju do jeni misionarët e kësaj lufte që do kapilarizohet në gjithë vendin

Shqipëria

Vajza e Sali Berishës para simpatizantëve demokratë: Ju do jeni misionarët e kësaj lufte që do kapilarizohet në gjithë vendin

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:50
Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha

Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve demokratë, të cilët ishin mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se ‘është detyra jonë që të durojmë në barrikada’, ndërsa theksoi se demokratët janë misionaret e kësaj lufte që do kapilarizohet në të gjithë vendin.

“Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen dhe për angazhimin tuaj këto ditë të para të vitit të ri. E nisëm vitin e ri në barrikadën e luftës  për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh vitin e ri me një sfidë të tillë është e vështirë, por motivuese.

Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që të burgosë lirinë tuaj.

Ju do të jeni misionaret e kësaj luftë që do kapilarizohet në gjithë vendin. Një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që zoti këtij vit ka plane te bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratet. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha ndër të tjera Argita Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat