Dy helikopterë amerikanë do t’i shtohen Forcave të Armatosura, reagon ministri Peleshi

Shqipëria

Dy helikopterë amerikanë do t’i shtohen Forcave të Armatosura, reagon ministri Peleshi

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:32
Ky është një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.”

Ndër të tjera, Peleshi shprehet se kjo është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thekson Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat