Si ndryshojnë pensionet në 2024, Ministri: S’do ketë rritje të njëjtë për të gjithë

Shqipëria

Si ndryshojnë pensionet në 2024, Ministri: S’do ketë rritje të njëjtë për të gjithë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Qeveria po kërkon alternativa për të rritur me ritëm më të shpejtë pensionet e ulëta. Për këtë arsye, po punohet për një skemë të re, ku indeksimi të mos jetë në të njëjtën masë për të gjithë.

Pensionet rriten me ritmin e çmimeve të tregut çdo vit, por kjo skemë nuk sjell leverdi në mirëqenien e pensionistëve. Për këtë arsye, qeveria po punon me Bankën Botërore, të gjendet një zgjidhje, ku të moshuarit që përfitojnë pagesa më të ulëta, të marrin shtesë më të lartë.

Ministria i Fincanave, Ervin Mete shton se do të rishikohet edhe një pjesë e skemës së vitit 2014.

Shqipëria ka një sistem pensionesh të ngritur mbi pagesat e kontributeve të sigurimeve të detyruara shoqërore dhe në këto momente po shihen mundësi për të ngritur edhe sistemin e pagesave vullnetare, që mundësojnë pensione më dinjitoze në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat