Shpërndante drogë në konvikt dhe gjimnaz, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

Shqipëria

Shpërndante drogë në konvikt dhe gjimnaz, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia vijon operacionin antidrogë “Tempulli” në kuadër edhe të paketës për sigurinë në shkolla.

Këtë herë në Gjirokastër ka rënë në pranga një 17-vjeçare. Ajo mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar lëndë narkotike në trajtë çokollate.

Më pas ajo synonte që ta shiste në ambientet e konviktit dhe gjimnazit ku mësonte.

“Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike kanabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se veprimet procedurale me të miturën janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat