Dëbora ka arritur deri në 60 cm, zhbollokohen pas disa orësh dy “xhipat” në Mashkullore, kjo është gjendja e pasagjerëve

Shqipëria

Dëbora ka arritur deri në 60 cm, zhbollokohen pas disa orësh dy “xhipat” në Mashkullore, kjo është gjendja e pasagjerëve

Më: 8 janar 2024 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Reshjet intensive në majën e mashkullores tashmë prej dy ditësh kanë rritur trashësinë e dëborës në mbi 60 cm duke bërë që banorët të hasin problematika sa i përket qarkullimit.

Sipas informacioneve nga banorët njëri prej xhipave rrëshkiti në dëborë ndërsa tjetri nuk mundi të depërtojë duke bërë që të dyja mjetet të mbeteshin në mes të dëborës

Të dyja mjetet kanë qenë të mbushura me pasagjerë(familjarë) por që kanë arritur të shpëtojnë pa u lënduar dhe janë kthyer mbrapsht në fshatin Panarit.

Ditën e sotme në terren kanë shkuar dy fadroma që kanë bërë të mundur zhbllokimin e mjeteve dhe rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat