Atentati ndaj 23 vjeçarit në Vlorë/ Karamuço: I realizuar me snajper silenciator, ka lënë pak gjurmë. Njëri autor dyshohet të jetë i huaj

Shqipëria

Atentati ndaj 23 vjeçarit në Vlorë/ Karamuço: I realizuar me snajper silenciator, ka lënë pak gjurmë. Njëri autor dyshohet të jetë i huaj

Më: 8 janar 2024 Në ora: 19:39
Ervin Karamuço

Mbrëmjen e së dielës, Vlora u trondit nga një atentat, ku mbeti i vrarë Gëzim Sinomati. 23 vjeçari u qëllua me snajper teksa kishte dalë për të pirë një cigare në ballkonin e shtëpisë së tij. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se nuk është dëgjuar zhurmë pasi ka qenë snajper me silenciator.

Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, eksperti theksoi se ka dyshime që njëri nga autorët të jetë i huaj. Karamuço shtoi gjithashtu se autori mund të jetë ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët kanë vëzhguar prej ditësh lëvizjet dhe zakonet e viktimës si psh kur del edhe pi cigare.

“Është njohur shumë mirë zona, se ku e kanë çuar makinën dhe çfarë makine tjetër kanë marrë. Një autor mendoj se është i huaj. Ka gjetur një trajektore jo në të njëjtin nivel lartësie sepse ka pemë dhe bllokohet shikueshmëria e ballkonit. Ka mundësi të ketë qëlluar nga makina,në një pozicion me pamje të qartë. Me ndihmën e një ose dy personave që kanë pasur ditë që kanë vëzhguar viktimën, kur pi cigare, kur del në ballkon, dhe në mënyrë të përafërt se kur duhet të mbahet qitësi gati. Nuk është një ngjarje momenti kur shumë e planifikuar.“, u shpreh Karamuço.

Ai thotë se arma dyshohet të jetë futur nga jashtë dhe se kjo nuk është një ngjarje e “zakonshme” por e organizuar nga grupe të mirëfillta kriminale. Karamuço shtoi se identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë për faktin se atentati ka qenë i mirëmenduar deri në detaje.

“Është ekzekutim që ka kushtuar shumë. Që të gjesh sot një snajper që vetëm me një qitje të realizojë goditje në kokë në një person që pi cigare dhe ka lëvizje të herëpashershme por që është i orientuar shumë. Është qëlluar natën për të humbur gjurmët. Edhe pse mund të kesh dylbi thjesht nëse fokusohesh në momentin që pi cigaren, në momentin që ndizet, është sinjal i mirë për të goditur personin. Shikoni sesa shkollë, trajnim dhe me një plan të mirëmenduar që nuk bëhet nga persona të zakonshëm dhe e kanë realizuar këtë edhe në atentate të tjera pse jo edhe jashtë vendit.“, shtoi eksperti i kriminalistikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat