Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë në Shëngjin! Në ‘skaner’ puna e ministrave

Shqipëria

Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë në Shëngjin! Në ‘skaner’ puna e ministrave

Më: 9 janar 2024 Në ora: 08:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim dy ditor kabinetin qeveritar në Shëngjin të Lezhës. Takimi ‘retreat’ do të mbahet sot dhe nesër.

Përveç ministrave, në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, kreu i grupit Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Po ashtu e pranishme do të jetë edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, apo edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim dy ditor do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës për vitin që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat