Temperatura -8 gradë dhe reshje bore, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për shoferët

Shqipëria

Temperatura -8 gradë dhe reshje bore, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për shoferët

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Nata që lamë pas është shoqëruar me reshje bore në shumë zona malore.

Ndër zonat që janë zbardhur nga dëbora sipas ARRSH janë Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë, Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë. Këto vende janë shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -8 gradë.

ARRSH njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Ndërkohë që qarkullimi vijon pa probleme, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat