I dënuar për çështjen “Gërdeci”, Ylli Pinari dëshmon kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Shqipëria

I dënuar për çështjen “Gërdeci”, Ylli Pinari dëshmon kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:21
I dënuar për çështjen “Gërdeci”, Ylli Pinari dëshmon kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

Ylli Pinari, ish drejtor i MEICO, i dënuar me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre”, po dëshmon në procesin ndaj Mediut për çështjen “Gërdeci”.

Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gërdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henry, përfaqësuesin e SAC, kompania që ishte e përfshirë në demontimin në Gërdec.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Pinari dëshmoi se Patrik Henry kishte krijuar në Shqipëri kompaninë “Albademil”, ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji.

Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit, Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi”, tha Pinari.

“MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat