“Pinari një ndër dëshmitarët më të rëndësishëm,” Mediu: Sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri, por …

Shqipëria

“Pinari një ndër dëshmitarët më të rëndësishëm,” Mediu: Sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri, por …

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:34
Fatmir Mediu

Në përfundim të procesit gjyqësor në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit, ish ministri Fatmir Mediu u shpreh për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania.

“Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Urdhri 2044 është i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm, strukturat e shtabit. Cështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton detyra për MEICO-n, dhe përcakton se ka nevojë për demontimin. Në FA nuk mund të ketë urdhër ministri, përndryshe nuk do flisnim për FA.

Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare e ligjore, dhe VKM me detyrën që iu la. Ministri ndërton komisionin për cmimet dhe të kategorizimit, më pas vihet në lëvizje ministri Urdhri ka ardhur nga shtabi i përgjithshëm.” u shpreh Mediu.

Pyetje: A ngritët shqetësime rreth problematikeve në Gërdec?

Mediu: Ka një sistem komandim kontrolli në FA. Pra ato adresohen në struktura përkatëse i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i Policisë Ushtarake që ka qenë se po prishen godina dhe kjo është adresuar. Nuk ka asnjë informacion tjetër që të ketë ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes. Në muajin shkurt dhe 15 ditë përpara se të ndodhte shpërthimi ka pasur takime dhe Gërdeci është konsideruar si linja më e mirë.

Pyetje: Pas tragjedisë keni diskutuar me Ylli Pinarin?

Mediu: Kam deklaruar që kam qenë në Bruksel, me drejtorin e shërbimit Informativ dhe na është thënë që duhet të kemi kujdes. Zhvillimet në rajon kanë qenë se ka pasur synimi për të penguar përfshihen në NATO. Është kërkuar të bëhet një eksperiment në raport me atë shkak që ndodhi tragjedia. Është në interesi të Shqipërisë, të sigurisë së vendit të bëjë një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje dhe jo të Fatmir Mediut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat