Zgjedhjet 2025 dhe performanca e ministrave, Rama zbulon diskutimet në Shëngjin

Shqipëria

Zgjedhjet 2025 dhe performanca e ministrave, Rama zbulon diskutimet në Shëngjin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:57
Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore në Shëngjin.

Edi Rama zbardhi disa nga diskutimet që u zhvilluan gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Edi Rama: Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, veprimtarinë politike, parlamentare, qeveritare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt. Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar.

Besojmë që do të procedojmë përpara sezonit me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj që përfundon gjithë boshtin e Korridorit. Po punohet për fazën e parë të procesit të segmentit Milot-Muriqan. Po punohet për projektin. Nga ana tjetër kemi po ashtu adresuar nevojën për financim të By Pass-it të madh të Elbasanit në kushtet kur Korridori 8 ecën me shumë shpejtësi.

Kemi diskutuar financimin e 4 kilometrave që duhen për të lidhur edhe 10 stacione të tjera nga Kashari në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do të lidhim kontartën për të filluar punën Vorë-Han i Hotit. Kemi fituar financimin për segmentin Durrës-Rrogozhinë nga fondet evropiane. Kemi diskutuar me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe ka një dakordësi në parim nag të dyja strukturat për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë e në Prishtinë.

Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romanon. Kemi përfshirë dhe NATO-n në këtë proces dhe jemi në një fazë të avancuar të shkëmbimit të informacionit. Këto janë projektet e mëdha që i interesojnë të gjithëve. Një projekt tjetër i madh është finalizimi këtë vit i Agjencisë Kombëtare të Transportit.  Synojmë të bëhemi kampionët absolut në rajon për turizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat