“Fëmijët e ministrave ishin në një klasë”, Arjan Curri habit me historinë e pazakontë

Shqipëria

“Fëmijët e ministrave ishin në një klasë”, Arjan Curri habit me historinë e pazakontë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 00:27
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri ka treguar në një studio televizive një prej rasteve të ndodhura mes dy ministrave shqiptarë.

Sipas Currit, fëmijët e ministrave shqiptarë e urrenin aq shumë njëri-tjetrin, sa u hoqën nga shkolla të cilën e frekuentonin në të njëjtën kohë.

Curri ka vijuar më tej me detajet teksa ka treguar se fëmijët ishin në një shkollë amerikane, madje edhe në të njëjtën klasë, teksa nuk ka zgjedhur të jap emra.

Curri: Është një rast që fëmijët e ministrave ishin në të njëjtën shkollë, ministrat e urrenin njëri-tjetrin aq shumë sa i hoqën fëmijët nga shkolla. Apo këtij kandidatit iu arrestua vëllai, që më pas gjykata e liroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat