Ngjela: Rama ‘qau’ kur SPAK la në ‘arrest shtëpie’ Berishën, Saliu do të largohet nga politika

Shqipëria

Ngjela: Rama ‘qau’ kur SPAK la në ‘arrest shtëpie’ Berishën, Saliu do të largohet nga politika

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:45
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka paralajmëruar zhvillime të forta. Gjatë një interviste, avokat Ngjela zbuloi se ditën kur Gjykata e Posaçme (GJKKO) aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale duke lënë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministri Edi Rama ka vënë “kujen”, pasi këtij të fundit nuk i intereson izolimi i kreut të Rithemelimit. Po ashtu, avokat Ngjela paralajmëroi se ish-kryeministri Berisha do largohet nga politika dhe se sipas tij, ai ka zero mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë. “Ai është nën akuzë, është në arrest shtëpie dhe ka deklaruar se kjo është shtëpia ime. Berisha është në SPAK, e ka të rrezikshme deri në 99.9% që do dënohet. Se SPAK një pafajësi ka dhënë. Në momentin që do marrë dënimin dhe kur dënimi të marrë formën e prerë s’do jetë më në politikë. PD ka kohë për t’u bashkuar, pasi të kalojë dy shkallët e gjykimit dhe të jetë i dënuar, s’ka më forcë juridike të drejtojë parti, pasi nuk e lejon ligji. Do shohim se sa të aftë do jenë negociatorët e dy krahëve të Partisë Demokratike për të krijuar Partinë Demokratike të re. Rama po e saboton se ka shpresën tek Sali Berisha. Saliu ka ikur e ka qarë Edi Rama, se vetëm me figurën e tij fiton”, deklaroi ai. po ashtu, Ngjela akuzoi Berishën se ka probleme mendore. “Ai mund t’i marr edhe në shtëpi. Është në prapambetje të madhe mendore si politikan. Ai ka atje 40 veta, çfarë do bëjë me ata ai, asgjë”, u shpreh ai.

Ndryshimet në qeveri

Më tej duke komentuar ndryshimet në qeveri, avokat Ngjela paralajmëroi se të korruptuarit i presin ditë të vështira. “Është çështje e tij, ne do shikojmë. Që të bëhet një ndryshim në qeveri, duhet të krijojnë institucione të reja, ose të bashkohen disa institucione juridike, duhet të presim se ca rezultati do ketë, nuk e kemi studiuar ne këtë. Nëse ky nuk ka bërë studim, do jetë skandal. Unë besoj se ka pasur një studim, pse duhen bashkuar këto ministri. Fakti që ai ka frikë që të vendos një njeri që vjen nga fusha e kulturë pse i duhet Ministria e Kulturës atij. Nuk duan shtetin këta, kanë ardhur për karrigen e tyre. Tani kanë një frikë, SPAK. Këta kanë futur duart. Kushdo që ka futur duart nuk ka shpëtim. Ma ka thënë Blinken dhe tha se do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni”, tha ai.

Deklarata e Bashës

Ndërkohë avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike dhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha ditën e djeshme. Ngjela thotë se Basha duhet të jetë me aktiv, ndërsa shton se PD duhet të rigrupohet që të kthehet opozita në Shqipëri. “Nuk është aktiv në kuptimin politik Basha, ai ka partinë ligjore, por duhet të dijë të zgjedhë. Figurat i kanë humbur votat e karizmën nuk mund të drejtojnë dot një parti. Ai pavarësisht se ndoshta nuk është i konsumuar, ka bërë një akt që do mbetet në histori. Ka përjashtuar Berishën nga PD. Është inkuadruar brenda politikës amerikane. Por, duhet që të jetë aktiv. Nuk e ka punë të lehtë. PD duhet të rigrupohet që të kthehet opozita në Shqipëri”, tha Ngjela.

Akuzat e Berishës

Më herët avokati Spartak Ngjela theksoi se heqja e imunitetit për Sali Berishën është fillimi i fundit të tij. Avokati nënvizoi se Berisha aktualisht ndodhet në një konflikt të brendshëm, ku nuk di si të mbrohet dhe bën deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën. Sipas tij, ish-kryeministri thotë që s’ka nevojë për imunitet nga ana tjetër sulmon Kushtetuesen që rrëzoi kërkesën e tij për imunitetin. “Ky është fillimi i fundit të Berishës. Është në kontradiktë me vetveten, nga njëra anë thotë që nuk më duhet imuniteti, nga ana tjetër thotë që gaboi Gjykata Kushtetuese që rrëzoi kërkesën time për imunitetin. Është në konflikte të brendshme, por i falet. E rëndësishme është sa do dijë të mbrohet në gjykatë. Është pronë shtetërore, apo pronë private. Sipas të dhënave të mija është pronë shtetërore se është shpronësuar nga Italia dhe precedent ynë ka qenë që ato që janë shtetëzuar në momentet e pushtimit i kanë kaluar shtetit. Megjithatë kjo ha debat dhe e ka në dorë SPAK-u. E mbani mend Enver Hoxha thoshte me forcat e mia të armatosura mund dy superfuqitë e mëdha. E njëjta gjë dhe për Berishën. Deklaratat e tij janë politike dhe janë si të Hoxhës”, nënvizoi Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat