Nis me përplasje sesioni parlamentar, opozita bllokon foltoren e parlamentit

Shqipëria

Nis me përplasje sesioni parlamentar, opozita bllokon foltoren e parlamentit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 17:34
Kuvendi i Shqipërisë

Këtë të hënë ka nisur sesioni i  ri parlamentar. I cili duket se po nis njësoj si u mbyll, me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke mbajtur në duar pankartat me mbishkrimin ”Kuvend burrash, jo horrash”, që në nisje të seancës deputetët e opozitës kanë filluar të mos lejojnë zhvillimin normal të saj.

Ata u kane rënë bilbilave, ndërsa janë rreshtuar në foltore.

Gazmend Bardhi ka kërkuar heqjen e gardës, ndërsa ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat