Kaosi në Kuvend/ Çupi zbulon skenarin e Rithemelimit, ja çfarë thotë për goditjen ndaj Presidentit Begaj

Shqipëria

Kaosi në Kuvend/ Çupi zbulon skenarin e Rithemelimit, ja çfarë thotë për goditjen ndaj Presidentit Begaj

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:38
Frrok Çupi

Kaosi dhe zhurma përfshinë nisjen e sesionit të ri Parlamentar në Kuvend. Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruar nuk lejuan zhvillimin e një seance normale. Në një analizë të gjerë të kësaj seancë të shkurtër, analisti Frrok Çupi, në një emision televiziv nënvizoi se deputetët e opozitës tashmë janë në panik.

“Ishte parashikuar të vendoseshin sot disa vija të kuqe mes të keqes që ka ndodhur dhe asaj të resë që po vjen. Ishte parashikuar shumë saktë nga Perëndimi që në sallë të ndodheshin ambasadorë të rëndësishëm. Gjithashtu edhe vetë kryetari i Shtetit ishte parashikuar të ndodhej në Parlament, përfaqësues i Kushtetutës së Republikës, por çfarë ndodhi? Këtë herë kishte zhvillime të reja që lidhen me kuptimet që mori lëvizja e Rithemelimit, pasi mori një kuptim antieuropian.

Gjithë ai akt ishte zgjatim i Sali Berishës. Perëndimi kishte vendosur që 2024 të ishte pa Berishën, por kjo nuk u bë e mundur për arsye se Berisha ka zgjatimet e veta që i shohim.

Kjo gjë me siguri do të jetë në të ardhmen çështje e drejtësisë më shumë se çështje e politikës. Deputetë të Rithemelimit janë në panik tashmë, goditja kundër Presidentit është goditje kundër Kushtetueses. Ajo që më bën përshtypje është se Presidenti i Republikës ka vendosur të flasë nga zyra e vet dhe ky është një akt që dëshmon se Presidenti është i detyruar të dëshmojë se Parlamenti është i pushtuar dhe kjo është alarmante”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat