Bregu: Këto janë lagjet më të rrezikshme në Tiranë, vrasjet ndodhin për shkak të varfërisë

Shqipëria

Bregu: Këto janë lagjet më të rrezikshme në Tiranë, vrasjet ndodhin për shkak të varfërisë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 23:07
Sokol Bregu

Gazetari investigativ, Sokol Bregu deklaroi në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus se vrasjet në Shqipëri ndodhin për shkak të situatës ekonomike.

Sipas tij krimet më të mëdha ndodhin në familjet e varfëra, po ashtu edhe në lagjet e varfra.

Bregu theksoi se lagjet më të rrezikshme në Tiranë janë Don Bosko, Unaza e Re apo dhe lagje të tjera.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Vitet e fundit bashkëshortët paguajnë për të vrarë gruan. Edhe pse është rritur fenomeni i divorcit

Bregu: Më vjen mirë që familjet e reja po shkojnë të gjiha drejt divorcit, ato që shkojnë drejt dhunës kanë kaluar më shumë se një dekadë martesën. Sipas INSTAT një në tre martesa dështon, sipas raportit nuk i kalojnë 3 vite martesë. Kam lexuar që dikur marrdhëniet bashkëshortore ndihej në vështirësi fiks kur t’i mbush një dekadë. Të gjitha martesat e reja po shkojnë në divorc. Është një mënyrë jo e menduar mirë në një marrdhënie. Bashkëjetesa u fut si një formë dhe mënyrë ndryshe por dhe ajo nuk funksionoi. Familjet kërkojnë një lidhje ceremoniale, duan patjetër një firmë për t’i dhënë një kuptim, për të patur një martesë në letra.

Pranvera Borakaj: Vrasje se nuk pranojmë dot divorcin?

Bregu: Janë rast pas rasti. Të gjitha rastet e vrasjeve të grave vijnë nga problemet ekonomike që shfaqen. Problemet ekonomike krijojnë dhe kto pseudoxhelozitë, se kur gruaja punon sikur po kryen ende tradhti bashkëshortore. Mos harrojmë që Shqipëria ka 40% të familjeve nën minimumin jetik. Në këto 40% të familjeve çfarë nuk mund të bësh. Ajo që mund të bëjmë është barazia ekonomike, pabarazia ekonomike po shkon në nivelet më të larta. Këta të pasurit po largohen të jetojnë në lagje të pasura. Është krijuar ideja se po të jetosh mbi Sauk është vendi më i mirë, dikur atje nuk shkonte njeri në Sauk. Çfarë kemi krijaur në Tiranë? Disa lagje ku kemi impoinuar krimin, Unaza e Re, Bathore, Don Bosko po e po, kjo është qendra. Don Bosko nxirret arma për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat