Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Më: 16 janar 2024 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.

Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësisht nga territori.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat