“Po përgatitemi për protesta”, Gjata flet për Presidentin: Begaj noter i kryeministrit, Rama s’e përballon dot Berishën

Shqipëria

“Po përgatitemi për protesta”, Gjata flet për Presidentin: Begaj noter i kryeministrit, Rama s’e përballon dot Berishën

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:57
Çlirim Gjata

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në studion e Panorama TV, ndër të tjera foli edhe për refuzimin e kërkesës së Berishës nga SPAK për të qenë prezent në seancat plenare.

Ai shprehet se Rama nuk e përballon dot Berishën, ndaj edhe kërkon që me çdo kusht mos ta shohë në parlament dhe në jetën politike.

“Kur filloi ndjekja penale ndaj Berishës, ne kemi thënë që po kërkohet me zor të largohet Berisha nga parlamenti. Në momentin që opozita filloi të bashkohej, u kërkua 8 komisione parlamentar dhe fitoi beteja për t’i marrë të drejtat e veta kushtetuese.

Kur nisi kjo beteje nisi kjo Berishën. Tani po bëhet gjithçka që atij to hiqet Berisha. Rama nuk e përballon dot Berishën. Berishës i takon të shkojë në Parlament apo komisioneve.

Kur është miratuar kushtetua me 140 vota, e kanë marrë një me pranga dhe kanë e sjellë në parlament” tha ai.

Dekretimi i ligjit nga Begaj

Presidenti Republikës dekretoi ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore, e sipas Gjatës, Begaj po paraqitet edhe më dobët se Haxhilleshi, i cili ka qenë presidenti në kohën e komunizmit.

Sipas tij Begaj është thjeshtë dhe vetëm një noter i Ramës, i cili firmos.

“Begaj në këto momente po paraqitet edhe shumë më dobët se Haxhilleshi. Presidenti më i dobët që nga Ismail Qemali.

KA ca detyrime presidenti, sadopak kompetenca të ketë. Detyrimin të luaj rol presidencialist, nuk ka president që nuk ke bërë këtë.

Ka një vit e gjysëm që është zgjedhur dhe nuk ka bërë një veprim që të tregojë se jam dhe unë këtu.

Thjesht një noteri Ramës” u shpreh Gjata.

Prej disa ditësh, opozita po mblidhet në atë që është quajtur rruga e shpresës, poshtë banesës ku ndodhet në arrest ish-kryeministrit, Sali Berisha. Gjata tha Berisha vazhdon të jetë drejtuesi i PD dhe se po përgatiten për prostesta kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat