Imami kundër poligamisë: Nuk arrihet drejtësia në Kuran që të kesh disa bashkëshorte

Shqipëria

Imami kundër poligamisë: Nuk arrihet drejtësia në Kuran që të kesh disa bashkëshorte

Më: 21 janar 2024 Në ora: 09:01
Erjol Haxhiu

Erjol Haxhiu, Imam në Xhaminë e Pazarit të Ri dhe Drejtor në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, u shpreh kundër jetës poligame të mjekut Dervish Hasi, i cili bashkëjetonte me 3 gra dhe kryente marrëdhënie dhe me një 16-vjeçare.

Imami tha se në Shqipëri çdo Imam që do të lidhë një martesë fetare duhet që çifti t’u prezantojë certifikatën e martesës nga institucioni shtetëror.

Teologu shtoi se ai personalisht nuk beson se arrihet drejtësia e përmendur në Kuran, si kusht themelor për të pasur 2 apo më shumë gra.

“Unë si Imam dhe teolog nuk mendoj se arrihet ajo drejtësia që është kusht themelor në Kuranin famënalt që të lejohet martesa me dy tre ose katër bashkëshorte. Dikur më përapra martesat që bënin imamët njiheshin dhe nga shteti dhe shërbenin si një lloj regjistri nga shteti, Kjo gjë nuk është aktuale. Si rrjedhojë ne kemi kusht nga Komunisteti Mysliman i Shqipërisë që i është dërguar të gjithë teologëve që përpaa se të lidhin n jë martesë fetare u kërkojnë një celebrim zyrtar nga shteti. Ti e lidh martesën por në rast që ata kanë një mosmarrëveshje me njëri tjetrin, nuk ke fuqi ta çosh drejtësinë aty ku duhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat