Shkodra ende me rrugë të bllokuara, disa fshatra mbeten në izolim

Shqipëria

Shkodra ende me rrugë të bllokuara, disa fshatra mbeten në izolim

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Situata në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike, me rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.

Problem paraqitet në Fushë-Arrëz, ndërkohë rrugët që lidhin qytetin me njësinë administrative të Iballës janë të bllokuara duke lënë disa fshatra në izolim.

Puna po vazhdon për hapjen e tyre.

Nga ana tjetër disa zona në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës e Pukë, kanë mungesë të energjisë elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat