Bllokohen përgjatë gjithë natës në malin e Korabit çifti i turistëve zviceranë, gjenden nga policia në mëngjes

Shqipëria

Bllokohen përgjatë gjithë natës në malin e Korabit çifti i turistëve zviceranë, gjenden nga policia në mëngjes

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një çift turistësh zviceranë kanë mbetur të bllokuar përgjatë gjithë natës në afërsi të zonës së Sorokolit në malin e Korabit.

Turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen. Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek.

Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm janë gjetur turistët, pritet helikopteri për t’i transportuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat