Vasili “shuplakë” Ramës, liston akuzat ndaj tij

Shqipëria

Vasili “shuplakë” Ramës, liston akuzat ndaj tij

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:30
Petrit Vasili

Në një reagim në rrjetet sociale, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Edi Rama. Ai ka listuar disa akuza për Ramën, duke përmendur inceneratorin, çështjen McGonigal, Shembja e Teatrit, etj.

Reagimi:

Fajesia e Rames ulërin, SPAK vepro sa s’eshte vone…! Fajesia shume e rende e Rames eshte faktuar dhe provuar ne menyre asgjesuese. Provat, faktet dhe dokumentet i njeh dhe i di i gjithe populli dhe media shqiptare. Letrat jane hapur. Siç thote populli ” minareja ne xhep nuk futet dot”, ndaj edhe SPAK-u perpelitet ne menyre deshperuese.

Mosveprimi i tij eshte inkriminim. Perpelitja e kompensimit politik duke goditur paligjshmerisht opoziten eshte krim, i cili do te ndeshkohet. Iluzioni i SPAK se do te mbrohet ne bunkerin politiko mafioz te Edi Rames se mbytur deri ne gryke me faje te renda eshte marrëzi. SPAK ja fajet e provuara te Rames ndaj te cilave nuk shmangesh dot:

Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qytetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkohe qe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat