“Duan të kapin SPAK-un”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Flej ta marrsha t’keqen, Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja

Shqipëria

“Duan të kapin SPAK-un”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Flej ta marrsha t’keqen, Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja

Më: 26 janar 2024 Në ora: 21:23
“Duan të kapin SPAK-un”, Spiropali i përgjigjet Bashës: Flej ta marrsha t’keqen, Reformën në Drejtësi e bëri PS-ja

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të tij se mazhoranca do të “kapë” SPAK-un.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali me ironi shkruan se zgjohet një ditë nga gjumi Basha dhe merr në mbrojtje SPAK-un.

Sipas saj ata që vërtetë e kanë mbështetur dhe po mbështesin SPAK-un janë Partia Socialiste.

Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat