“Blindohet” Vlora/ FNSH dhe RENEA kontrolle në pikat kyçe, çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

Shqipëria

“Blindohet” Vlora/ FNSH dhe RENEA kontrolle në pikat kyçe, çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

Më: 26 janar 2024 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Në qytetin e Vlorës policia, FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion, duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve janë edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Në fokus të kërkimeve janë edhe persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.

Prej ditësh, FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.

Kontrollet janë intensifikuar fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje kur u vra me snajper të 23-vjecari Gëzim Sinomati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat