Denaj: Përjashtimi nga TVSH, ndihmë për fermerët dhe sektorin e bletarisë

Shqipëria

Denaj: Përjashtimi nga TVSH, ndihmë për fermerët dhe sektorin e bletarisë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Nga sot bëhen efektive ndryshimet në ligjin për TVSH-në, ku përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se këto masa ndihmojnë sektorin e prodhimit me rritjen e numrit të krerëve në blegtori dhe nxitjen e prodhimit blegtoral.

“Po ashtu këto masa ndihmojnë zhvillimin e sektorit të bletarisë;

stimulimin e prodhimit organik dhe luftës me metoda organike në bujqësi;

përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme”, u shpreh Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat