Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, arrestohet një person në Korçë! Një tjetër i proceduar

Shqipëria

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, arrestohet një person në Korçë! Një tjetër i proceduar

Më: 29 janar 2024 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, është proceduar shtetasi N. H., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat