Digjen dy shtëpi në Gramsh, 14 anëtarë të dy familjeve në qiell të hapur

Shqipëria

Digjen dy shtëpi në Gramsh, 14 anëtarë të dy familjeve në qiell të hapur

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:29
Gjyshi i dy familjeve z.Zaim Meci tregon se si nxori mes flakëve mbesën 8 vjeçe

Dy banesa në të njëjtën strehë janë përfshirë nga flakët mbasditen e djeshme në fshatin Kukur të Gramshit duke lënë në qiell të hapur 14 anëtarë të dy familjeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 mbasditen e djeshme ku në çatinë e ndërtesës është parë flakë nga fqinji.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në çatinë e ndërtesës, e favorizuar nga era për pak minuta gjithçka është shkrumbuar.

Gjyshi i dy familjeve z.Zaim Meci tregon se si nxori mes flakëve mbesën 8 vjeçe, e cila sapo ishte kthyer nga shkolla,

“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatinë e shtëpisë dilte shtëllunga tymi e flakë, shkova aty e pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjesëtaret e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr.

Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lëkurë bagëtie u futa mes flakëve shkova ke dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vetë se di sesi dola. Falënderoj Zotin që mbesa shpëtoi. Gjithçka u shkrumbua veç me rrobat e trupit kemi mbet, as bukë për vaktin e radhës s’kemi, do i lutesha çdokujt të na ndihmonin nëse kanë mundësi edhe për rroba trupi sido që të jenë”,-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat